Olta Gixhari është përlotur sot teksa po qëndronte e vetme në dhomën e gjumit larg banorëve të tjetër.
“Dua të iki në shtëpi, u lodha jam shumë e ngarkuar nuk kuptoj më se çfarë po bëjë, do të prish çdo gjë”, ka thënë Olta me vete.
Duket se aktorja nuk po arrin t’i përballoj të gjitha situatat që kanë rrjedhur.
Ajo është e përfshirë në pothuajse çdo debat apo ngjarje që zhvillohet brenda katër mureve të shtëpisë së famshme.