1
Nga nesër, për shkak të fluksit të shtuar, Kryeqyteti Prishtina zgjat orarin e punës në disa shërbime komunale deri në ora 17:00 (E hënë – E premte, 08:00 – 17:00).
Sipas njoftimit orari i ri përfshin sportelet në Komunën e Vjetër dhe Komunën e Re, si dhe Bashkësinë Lokale – Lagjja e Muhaxherëve.
Kjo masë është për t’ju shërbyer më mirë dhe për t’u siguruar dokumentet e nevojshme.