fbpx

Osmani ia dorëzoi medaljen “Shën Tereza” kardinalit të vetëm shqiptar

nga Revista Kosovarja

Gjatë qëndrimit në Itali presidentja e vendit, Vjosa Osmani ia ka dorëzuar kardinalit të vetëm shqiptar, të mbijetuarit të diktaturës komuniste në Shqipëri, kardinalit Ernest Simonit, medaljen presidenciale “Shën Tereza”.

Në njoftimin e Zyrës së Presidentes, thuhet se në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë, Presidentja Vjosa Osmani ia dorëzoi kardinalit të vetëm shqiptar, të mbijetuarit të diktaturës komuniste në Shqipëri, kardinalit Ernest Simoni, medaljen presidenciale “Shën Tereza”.

“Kjo medalje i qe ndarë shtatorin e shkuar, në kuadër të “Ditëve të Nënë Terezës”, për qëndresën e palëkundur ndaj diktaturës komuniste dhe veprimtarisë së gjatë në shërbim të paqes e të lirisë”, thuhet në njoftim .

“Duke i shprehur mirënjohje të thellë, Presidentja Osmani tha se ‘Kardinal Simonit i mbetemi përherë mirënjohës dhe falënderues për kultivim të vlerave njerëzore dhe kujdesin që ai e tregon në secilin takim dhe secilën ngjarje ndaj Kosovës’”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]