fbpx

Pacolli: Ju çova mesazh n’4 të natës Kurtit e Osmanit, ju thash fleni rehat se vota u sigurua

nga Revista Kosovarja

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ka treguar se ka bërë sakrifica për t’ia siguruar votën Vjosa Osmanit për presidente.

Ai thotë se ishte detyruar të linte pushimin me familje në Stamboll për t’u kthyer që të ishte prezent në seancë.

‘’Para se të shkoj me fjet para orës 4 i kam dërgu mesazh Kurtit e Osmanit, se është në rregull vota është aty dhe seanca duhet të vazhdojë. I kam lut të bëhet më herët sepse unë duhet të udhëtoj. Fleni rehat, nesër do ta kemi presidentin ju thash. E pata një përgjigje të shkurtër të Kurtit’’, thotë Pacolli në Rubikon.

Ai thotë se e kishte siguruar edhe votën e 80’të vendimtare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]