Pak ditë më parë Alfio Rrotani ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen e tij nga Fatma Methasani.
Kuzhinieri i njohur reagoi përmes rrjeteve sociale pas disa javëve që lajmi për ndarjen e tyre po qarkullonte në median rozë duke zbuluar se ata nuk janë bashkë prej një viti.
“Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet”, shkroi Alfio.
Mirëpo, së fundmi, ai ka bërë një tjetër veprim që vulos raportin me nënën e djalit të tij.
Ai ka publikuar një fotografi të një motori duke shkruar “Bye Bye”.