fbpx

Pak me shi e më pas diell, kështu do të jetë moti në vikend

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe vende-vende me intervale kohore diellore. Në mbrëmje pritet depërtimi i një fronti të dobët të ftohtë ajror nga verilindja i cili pritet të na sjellë reshje kalimtare shiu. Në viset më të larta malore reshje kalimtare bore.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në mbrëmje vonë rrallë në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu. Riga shiu priten nesër në mbrëmje vonë edhe në Maqedoninë Veriore, ndërsa në Mal të Zi kryesisht thatë.

Nga e diela stabilizim i plotë i motit. Priten rreze të shumta diellore gjatë ditës, ndërsa netët dhe mëngjeset pritet të jenë me mjegull në disa rajone si dhe me ngrica të dobëta. Temperaturat ditore do të shënojnë ngritje kontinuele./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]