Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e saj të 31-të.
Para se të hynim në datën 26 nëntor artistja mori uriin e parë nga nëna e saj, Vera Sahatçiu – Ora, shkruan “Kosovarja”.
Vera ka postuar një video të fëmijërisë së këngëtares e cila mori mijëra komente dhe pëlqime.
Në video shihet se si nënë e bijë vallëzojnë dhe këndonë të lumtura së bashku, derisa vërehet energjia e Ritës se si që në fëmijëri ajo e ka dashur performancën.
“Rita Ora urime ditëlindjen, bebja ime, kështu jemi ne duke vallëzuar dhe bërë shumë qejf përderisa ti po hyje në botën tënde magjike të së ardhmes! Të dua përgjithmonë mbretëresha ime e vallëzimit, Elena Ora, O Zot i madh të shikoj ti regjisoren e vogël prapa kamerës”, ka qenë shkrimi i veçantë i Verës në mbishkrimin e videos.
View this post on Instagram
Rita ka lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, gjersa ka qenë vetëm një vjeçare kur familja e saj u shpërngulën në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, derisa tani gëzon suksese të pafundme në karrierën e saj si pop – këngëtare.