fbpx

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

nga Revista Kosovarja

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të enjten do të ketë intervale me diell.

Vranësirat do të jenë jostabile dhe parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore, në viset e ulëta, kurse në viset e larta parashihet të bie vetëm borë, kryesisht ditën e mërkurë, ndërsa ditën e enjte parashihet që pas vranësirave të shoqërohet edhe me intervale me diell.

Reshje më intensive parashihen në rrafshin e Dukagjinit, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashihet me reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]