fbpx

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë krahasuar me ditët e kaluara. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës pritet mot i këndshëm pranveror.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta kalimtare. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri 20 gradë Celsius.

Ditëve të ardhme pritet të vazhdojë mot i ngrohtë, por përpos intervaleve kohore me diell, shpeshherë priten edhe vranësira të cilat do të kushtëzojnë riga lokale afatshkurtra shiu. Mund të ketë edhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]