E keni parë dje. Hiç më larg se kaq, deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk dinë pse janw aty. Mungon kuorumi për votimin e projekteve të interesit nacional rreth rikonfigurimit të buxhetit për shkak të rrethanave pandemike dhe për projekte nderkombetare që janë jetike për funksionimin e shtetit,ndërkohë që shteti po ecën drejtë kolapsit. Kemi shumë sfida:
Përballja me Hagën, që dikë e gëzon aq shumë. Enormiteti i pranisë pandemike covid-19.Mosfunksionimi adekuat i disa klinikave të QKUK-së ku kryhen testet për Covid – 19, ndërsa ato bëhen 80% në mënyrë nepotike, thonë burime brenda QKUK-së.
Bisedimet me Serbinë dhe paralelisht kësaj të parin e qeverisë e dekurajojne në parlament me ofendimet “qeveria koti” e thua, se qeveria Kurti e kishte bërë namin.
Megjithate, kjo qeveri nuk ëdhtë më e mira, perkundrazi më e brishta që kemi pas ndonjë herë. Por, ne nuk kemi tjetër për momentin. Numrat nuk janë për të ekzistuar kjo qeveri, por tjetër këngë është, se si do të funksionojë qeveria aktuale tutje, meqë ka të dhëna të sigurta se ka bisedime qeveri-PDK.
Lista Serbe, po krijon konfrontime që qojnë kah rënja e qeverisë. Atyre u konvenon një Kosovë pa qeveri, pa shtet, pa president, pa Kadri Veselin, pa Albin Kurtin e pa të gjithë luftetarët e UÇK-së. Shumica e deputetëve nuk e dinë, se nëse nuk miratohen ligjet e karakterit ndërkombëtarê që sjellin në Kosovë para fondacionesh dhe donacione, shteti mund të bankrotojë.
Por, kur jemi te mosuniteti politik shqiptar i Kosovës, duhet ta themi një gjë: Po të ishte Serbia në rrezik nga Kosova për diçka që çon peshë, ata do të bëheshin bashkë kundër shqiptarëve, ashtu qysh janë bërë së bashku në luftën e vitit 1999 ,policë, e ushtri, paramlitarë e çetnikë dhe njerëz të droguar me shamia.
Kriza më e madhe që është shkaktuar nga pandemia, ende nuk ka arritur. Pritet ta godet shtetin nga muaji shtator dhe tetor.Njerëzit po i hargjojne rezervat e fundit e dikush i ka hargjuar moti, por shumëkush as nuk I ka pasur fare.
Një pako lehtësuese prej 10% nga trusti i vet, pritet të jetë një masë lehtësuese në vazhdim të muajit apo më gjatë, nuk dihet.Ka mundësi që shteti të nxjerr mjetet buxhetore të planit makrofisk për mbijetesën e popullit dhe asaj ekonimie që mund të qëndrojë në këmbë pas pandemisë, sepse në bazë të tempos avancuese të pandemisë, mund të shpallen sërish gjendje të jashtëzakonshme dhe izolime,sepse ende pa nisur faza e dytë pandemike, Kosova llogaritet që ka në masë 200 mijë të infektuar që nuk po mund të arrijnë te testimi covid-19.
Pra, këta deputetë nuk e dinë se cka e pret popullin dhe shtetin. Në çdo diskutim e qasje parlamentare, nxisin luftë dhe konfrontime, inate dhe xhelozi, në vend se ta bëjnë të kundërtën dhe të thërrasin për unitet. Kurdo që do të mbahen zgjedhjet e ardhshme, populli është mirë të matet kë ta votojë aty ku lufohet për shtetin.
Jo të votojë njerëz që mbjellin inate në masë, por deputetë që punojnë per forcimin e shtetit. Safet Krivaca/Kosovarja/