Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka hapur takimin e sotëm me liderët e partive parlamentare i cili po zhvillohet në presidencë.
Me të marrë fjalën, Thaçi tha se sot ka ftuar në takim konsultativ për të diskutuar hapat e ardhshëm që t’i jepet vendit qeveri me legjitimitet të plotë qytetar.
“Edhe pse i kam dërguar pesë kërkesa partisë Vetëvendosje nuk ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për formuar qeverinë. Në pajtim me mandatn kushtetues të presidentit dhe në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ën rastin numër K0103-14, është e drejtë dhe detyrë e presidentit të bëjë përpjekje për krijimin e një qeveri pasi aktgjykimi i Kushtetutës i cili u përmend më lartë i kërkon presidentit që të shmang zgjedhjet e parakohshnme.Është përgjegjësi e imja që të ruajë stabilitetin e vendit dhe të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të vendit dhe për këtë do të marrë hapa të përcaktuar sipas Kushtetutës së Kosovës.Të ndodhur në këtë situatë pas mocionit të të votëbesimit për mosbesim me 25 mars që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, nga 82 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës sot ju përfaqësues të të gjitha partive parlamentare që merrni pjesë në këtë takim ju ftoj që të konfirmoni a është në vullnetin e partive politike që i udhëheqni që të kemi një qeveri të re, apo të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”, tha Thaçi.
Tutje ai shtoi se Presidenti nuk e shpërbën Kuvendin, praktikat kanë treguar se vetëm vullneti i partive politike është qoftë për shpërbërje apo për mundësinë që krijon për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, apo vullneti i partive politike për formimin e qeverisë së re