fbpx

Pas 5 vitesh, pajtohen motrat Libohova

nga Revista Kosovarja

Dy ikonat e ekranit shqiptar, motrat Libohova nuk flasin prej vitesh. Që atëherë në rrjet qarkullojnë shumë hipoteza për prishjen e marrëdhënies së tyre.

Hatërmbetja mes Irmës dhe Erandës u risoll në vëmendje edhe në festivalin e Festivalit të Këngës në RTSH ku këtë vit risolli në skenë këngë të paharrueshme të performuara ndër vite në Festival.

Ishte Irma ajo e cila refuzoi ftesën për të rikthyer këngën me motrën e saj, Erandën e cila u shfaq në festival.

Por së fundmi vajzat janë shfaqur në një event sëbasku. Ka qenë një aktivitet i organizuar nga FSHF, të cilat motrat nuk e kanë refuzuar edhe pse janë gjendur të dya prezente.

Si Irma, ashu edhe Eranda kanë ndarë në profilet e tyre në Instagram foto me fanellën kuqezi. Shpresojmë që kjo fanellë të jetë ogurmirë dhe të shuaj hatërmbetjet mes tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]