fbpx

Pas ardhjes së parashutave dedikuar dyshes Donald-Bora, reagon mamaja e Beatrix

nga Revista Kosovarja

Ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë ndezur gjakrat, pas ngjarjes së ndodhur në oborrin e shtëpisë.

Donaldi Veshajt, i erdhën tre parashuta, secila me nga një dedikim, referuar ditëlindjes së ish-të dashurës së tij Bora Zemanit.

Aktori i humorit, ka vendosur ta diskutojë këtë çështje me partneren e tij Beatrix Ramosaj, e cila ka vendosur t’i përgjigjet duke i thënë:

Qetësohu se nuk ka asnjë gjë, për kokë të mamit. Unë të kam thënë është një gjë që e ke jetu edhe pjesë e jotja”.

Lidhur me këtë situatë jo fort të këndshme për çiftin, ndër të tjera ka reaguar edhe mamaja e Beatrix.

Ajo ka postuar një video të Beatrix në llogarinë e saj të “Instagram”, ku shkruhet “Shpirti bardhë Triksa”. Videoja është montuar nga një ‘fanpage’ dhe ndërthuret me fjalët:

“Këto njerëz u bashkuan bashkë për t’u munduar të më japin fund. Por më lejoni të them, kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë.”

Në mbishkrimin e videos, Antigone shkruan:

“-Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë… Trixa dhe fansat e Trixës Ju dua”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Antigone Ramosaj (@antigoneramosaj)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]