Ylli i “Pitch Perfect”, Brittany Snow dhe bashkëshorti i saj, Tyler Stanaland, njoftuan se po ndahen pas dy vitesh martesë të mërkurën (14 shtator).
Dyshja e bëri të ditur lajmin në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram me një deklaratë të përbashkët, në të cilën aktorja 36-vjeçare zbuloi se ata “morën vendimin e vështirë për t’u ndarë”.
“Ky vendim u mor me dashuri dhe respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin. Ne e kemi kuptuar se duhet të marrim pak kohë dhe të sigurohemi që secili po jetojmë jetën tonë më të plotë dhe autentike”, u tha ajo 2.9 milionë ndjekësve të saj në Instagram.
“Ne e filluam këtë rrugëtim si miqtë më të mirë dhe marrëdhënia jonë do të vazhdojë të jetë një prioritet jo vetëm për ne, por për qenin tonë Charlie”, tha tutje ajo.
“Ne e vlerësojmë sinqerisht mbështetjen tuaj dhe kërkojmë privatësi ndërsa lundrojmë në këtë kapitull të ri”, thuhej tutje në deklaratë, shkruan DailyMail.
Thashethemet për probleme martesore mes çiftit filluan të qarkullojnë, pas pretendimeve se aktorja e tij në “Selling the OC”, Kayla Cardona, u përpoq ta puthte jashtë kamerës.
https://www.instagram.com/p/Cif_TBFuOUv/?utm_source=ig_web_copy_link
“Ata kishin probleme më parë, por kjo është pika e fundit”, tha një burim për People.
“Brittany kurrë nuk e donte Tylerin në shfaqje, por ai ishte i bindur. Ai donte të bënte emër sipas kushteve të tij”, tha ky burim.
Për më tepër, media raportoi se ish-çifti kanë ‘përfunduar marrëdhënien plotësisht’ dhe ‘të gjitha vajzat janë të fiksuara pas tij’ në ‘reality show’-n e tij.
Përpara se të ndahej zyrtarisht, Stanaland ‘ishte përpjekur të ishte vërtet i respektueshëm, por’ vëmendja e femrave nga kolegët e tij ndikoi ‘100 për qind në martesën e tij’.
Dyshja njiheshin prej kohësh përmes miqve të përbashkët për disa vite, por nuk u takuan derisa Stanaland mori guximin për të kontaktuar në mediat sociale, gjë që më pas bëri që ata të dilnin nga viti 2018.
Duke folur për The Knot, Tyler kishte deklaruar: “E njihja Britt për arsye të dukshme. Por Britt ishte dashuria ime e paarritshme përgjithmonë.
“Si burrë, shikoja Pitch Perfect me miqtë, por asnjëherë nuk kam menduar se do të ndodhte ndonjëherë”, kishte thënë ai.
Ata u martuan në mars të 2020 gjatë një ceremonie romantike në Malibu përpara 120 njerëzve të tyre më të afërt.