E njohur si një nga tiktokeret më të ndjekura dhe më të komentuara në Shqipëri, Hatixhe Brika, e njohur ndryshe si “Hati”, ka qenë së fundmi e ftuar në podcastin “The Dalina Show”, ku për herë të parë foli hapur për jetën personale dhe përballjen me kritikat.
Në një bisedë të sinqertë me Dalina Buzin, Hati konfirmoi ndarjen nga partneri i saj, Jashari, një lajm që kishte qarkulluar prej kohësh në rrjetet sociale. Por më shumë se kaq, ajo vendosi të flasë për presionin publik dhe paragjykimet që ka përjetuar si vajzë me shami në një profil të lartë publik.
“Ka pasur emisione dhe njerëz pafund që më kanë kritikuar, që duan të më sulmojnë dhe të më bëjnë të ndihem keq. Por unë jam një tip që nuk e çaj kokën. Kur jam në rregull me veten time, nuk më shqetëson askush,” tha ajo.
“Janë bërë tre muaj që …”, Hati flet për ndarjen me Jasharin
Gjatë podcastit, u diskutua edhe deklarata e Fatma Naçit, e cila kohë më parë u ftua në një emision në Top Channel ku, sipas shumë vëzhguesve, iu bë presion për të sulmuar jetën luksoze të Hatixhes dhe praninë e saj aktive në rrjetet sociale, nën argumentin se feja islame nuk e lejon këtë. Por Fatma zgjodhi të mos bjerë në kurthin e provokimeve, duke mbrojtur qëndrimin se ajo që bën Hati nuk është në kundërshtim me fenë.
Këto përplasje mediatike nuk e kanë lëkundur aspak influenceren, e cila theksoi se qëndrimi i saj ndaj jetës, fesë dhe vetvetes është i qartë dhe i pandryshueshëm.
“Të tjerët le të thonë çfarë të duan, mua nuk ma prishin dot zemrën,” u shpreh ajo.