fbpx

Pas një viti e ‘zhdukur’ Tea Trifoni bëhet e gjallë

nga Revista Kosovarja

Pas një mungese të gjatë prej më shumë se një viti, influencerja e njohur Tea Trifoni është rikthyer më në fund në rrjetet sociale.

Me një postim të befasishëm në Instagram, Tea ka zgjuar menjëherë interesin dhe emocionin e ndjekësve të saj të shumtë, të cilët dukshëm kanë pritur rikthimin e saj me padurim. Në postimin e saj, Tea shfaqet e qeshur dhe pozitive, duke lënë të kuptohet se është gati të ndajë sërish momente nga jeta e saj me publikun.

Komentet e shumta nën postim e dëshmojnë më së miri mungesën që ndjekësit kanë ndjerë për të. “Më ka marrë malli për ju sa kam qenë larg”, ka shkruar ajo shkurtimisht në përshkrimin e fotos, ndërsa fansat janë vërshuar me komente mirëseardhjeje dhe dashurie.

Rikthimi i Teas ngjall kuriozitet për planet e saj të ardhshme dhe çfarë do të sjellë në vijim.

Kujtojmë që muajin që lamë pas, Tea ka hapur një sallon bukurie, duke i hyrë kështu fuqishëm botës së biznesit. Ajo mbetet një nga figurat më të dashura për publikun, dhe padyshim çdo lëvizje e saj do të vazhdojë të komentohet gjerësisht në rrjet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]