fbpx

Pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës, arrestohet një person në Prizren

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar në Prizren për rastin e një punëtori të ndërtimtarisë i cili vdiq në vendin e punës të premten.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se për rastin në fjalë janë intervistuar edhe dy persona të tjerë por janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq i përmenduri më lartë është dërguar në mbajtje.

Rasti fillimisht ishte cilësuar “Hetim i vdekjes”, pastaj është bërë rikualifikimi i veprës “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]