Baterist i Filarmonisë së Kosovës Patris Berisha arriti te bëhet i njohur që kur hyri në lidhje dashurie me këngëtaren Altuna Sejdiu-Tuna.
Çifti kanë arritur të jenë mjaftë të dashur për publikun shqiptar, ku të gjithë janë me sy e vesh kah ata sidomos për lidhjen e tyre e cila përflitet shpesh-herë për ndarje, shkruan “Kosovarja”.
Ata janë prindër të një djali me të cilin publikojnë imazhe të bukura dhe duken familje tejet e lumtur.
Duke qenë aktiv në rrjete sociale, Patrisi së fundmi vendosi të na prezantojë edhe me anëtarë tjerë të familjes, nënën dhe tezet e tij më të cilat ka shpërndarë imazhin në një restaurant.
Duke pozuar në mes tyre me një buzëqeshje në fytyrë ata treguan se po kënaqen së bashku duke shijuar këto momente familjare në mënyrën më të mirë./Kosovarja/