Kockat e shëndetshme janë të rëndësishme për një qëndrim dhe paraqitje të mirë dhe për një rini afatgjatë. Kockat janë substancat minerale më të forta në organizëm, por sidoqoftë ato mbeten inde të gjalla gjithnjë në rritje.
Përveç kockave të forta, organizmi ka nevojë për energji që të qëndrojë aktiv dhe i shëndetshëm. Pa këtë të fundit, njeriu nuk ka fuqi të përfundojë edhe detyrat më të thjeshta. Një ushqyerje e mirë me përbërës si kalciumi, magnezi, kaliumi, vitaminat D dhe K, beta karoteni dhe proteinat mundet t’i mbajë kockat e forta, të rrisë rezistencën tuaj dhe t’ju ndihmojë të rimëkëmbeni shpejt pas një dite të ngarkuar.
AgroWeb.org sjell për ju recetën speciale të një lëngu të shëndetshëm, një gotë e vetme e të cilit ju furnizon me këto ushqyes të nevojshëm për kockat dhe energjinë. Përbërësit kryesorë të lëngut për kocka të forta dhe energji janë: Një filxhan e gjysmë me spinaq të freskët. Gjysmë filxhani me lëng portokalli të pasuruar me vitaminë D. 1 kastravec i prerë. 2 mollë jeshile (të prera në forma të vogla). 1 copë xhenxhefili të qëruar.
Përfitimet kryesore shëndetësore: 1. Spinaqi Spinaqi është i dendur me ushqyes të dobishëm për shëndetin e kockave. Ai është një burim i pasur i vitaminës K. Një filxhan me spinaq ofron 181 përqind të dozës së rekomanduar të kësaj vitamine. Ajo parandalon formimin e qelizave që shkatërrojnë kockat. 2. Lëngu i portokallit i pasuruar me vitaminë D Ky lëng i pasur me vitaminë D, është i dobishëm për muskujt dhe kockat. Ajo përthith kalciumin që është i nevojshëm për kocka të forta. Ekspertët shpjegojnë se pamjaftueshmëria e vitaminës D shkakton kocka të brishta dhe mund të rezultojë në shfaqjen e sëmundjeve si rakiti apo osteoporoza te fëmijët dhe të rriturit