357
Parku në lagjen “Kodra e Trimave” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e të shtunës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesi që kan dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ka thënë se kjo gjë po ndodh qe dy netë radhazi.
Sipas Sinjalizuesit, tash e dy herë, parkut po ia vënë flakën fëmijët.
Ndëkohë, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të përgjigjes.
