Ka shumë gra të cilat dëshirojnë t’i japin gji bebes, por nuk kanë mundësi.
Disa sosh nuk kanë qumësht të mjaftueshëm, mendojnë se bebes qumështi nuk i bën mirë apo gjatë rritjes bebja nuk do të ketë qumësht të mjaftueshëm
Kryesisht e gratë e dinë se qumështi i nënës është ushqimi i pazëvendësueshëm për bebet e tyre, andaj edhe dëshirojnë t’u japin gji. Kjo gjë te shumica syresh nuk ka sukses, për shkak se që në fillim dekurajohen, mungon stimulimi i mjaftueshëm i sisës ose shumë herët i japin bebes ushqim artificial.
Ekzistojnë vështirësi objektive gjatë ushqimit me qumësht të nënës, si p.sh. dhembja dhe pëlcitja e thimthave, thimtha të rrafshët dhe të futura brenda, inflamacioni i gjinjve, të cilat nënat e reja nuk dinë si t’i kapërcejnë dhe ia ndërpresin bebes gjirin,