Një 39-vjeçar ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit, i cili ishte në gjendje të rëndë pas plagëve që mori në gjuajtjen me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka, i cili tha se shkaku i plagëve të mëdha 39-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
“Ka vdekur njëri prej të lënduarve nga plagët që kishte nga gjuajtja me armë në orët e mbrëmshme në Prishtinë. Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenik kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’i përballojë plagët”, tha Uka.Mbrëmjen e 4 gushtit në lokalin “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës, kanë mbetur të lënduar 21 persona pas të shtënave me armë zjarri