fbpx

Pica të vogla, të gatshme në çast

nga Revista Kosovarja

Kjo recetë është ideale kur më së paku keni kohë, ndërkaq ju hahet diç e njelmët.

Përbërësit:

– ½ filxhan salcë domatesh;
– parmezan të grirë në rende;
– pak piper;
– pak kripë;
– 1 lugë e vogël spec të kuq të grirë imët;
– pak rigon;
– mozzarella të grirë në rende;
– sallam të thatë pikante;
– tortilë.

Përgatitja:

Nxehni furrën në 220 gradë Celsius dhe lyeni me vaj kallëpet nga mafina.

Pritni rrathë nga tortila dhe qitni në kallëp.

Shtoni salcën e domates në secilën prej tyre, qitni mozzarella dhe me sallam aromatizoni.

Piqni 10 – 12 minuta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]