fbpx

Plagoset një korrespodent i Fox News në Ukrainë

nga Revista Kosovarja

Korrespondenti i Fox News, Benjamin Hall është plagosur në Ukrainë, ndërsa raportonte jashtë Kievit dhe është shtruar në spital.

Informacionet janë të pakta për natyrën e lëndimeve të gazetarit, shkruan New York Times.

Benjamin Hall është një korrespondent lufte për një kohë të gjatë i cili ka mbuluar konfliktet në Afganistan, Irak, Libi, Siri dhe vende të tjera. Ai iu bashkua Fox News në vitin 2015 dhe u bë korrespondent i Departamentit të Shtetit vitin e kaluar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]