Bashkia e Korçës është ‘bombarduar’ me komente negative, pasi fitoi qytetarët që të blejnë bileta për të ndjekur performancën e Goran Bregoviqit.
Festa e Birrës së Korçës këtë vit është një ndër eventet më të përfolura në Shqipëri dhe kjo për shkak të ftesës që i bënë një këngëtari serb.
Bëhet fjalë për Goran Bregoviqin, i cili do të këndojë më 22 gusht, ndërsa biletat për koncertin e tij tashmë kanë dalë në shitje.
Përmes një postimi në Facebook, Bashkia e Korçës ka ftuar qytetarët që të blejnë bileta me çmim 1000 lekë, për të dëgjuar nga afër Bregoviqin.
Komentet e ndjekësve ishin të shumta në atë postim, shumica e tyre negative.
“Edhe falas të jetë, nuk vete”, “Festa e birrës me biletë… ku po shkon kjo botë, asnjeri nuk e di”, “Legena, plehra”, janë disa nga komentet.
Kujtojmë se në asnjë edicion më parë të Festës së Birrës nuk ka pasur shitje biletash për të hyrë në koncert.