Me të konfirmuar lajmi, se në Kosovë po vijnë 750 ushtarë amerikanë nga Ajova, që njihet për mbështetje të Kosovës, shqiptarët e Kosovës po ndjehen më të lehtësuar në sigurinë ekzistenciale.
Në Kosovë, kohët e fundit ka pasur shumë komente dhe shqetësime që kanë trajtuar dilema rreth ndryshimeve territoriale me Serbinë, prandaj Kosova e di , se vetëm me ushtarët amerikanë dhe me SHBA-të në krye , e ka të sigurt një shtet në kufinjët aktual që ekzistojnë në hartën e flamurit shtetëror.
Qamil Tasholli (85) ,thotë , se ka kaluar shumë sfida në jetë dhe është përballur edhe me regjimin partizano-komunist, në të cilin ka mbijetuar duke punuar, por pa e ndie sigurinë e jetës dhe familjes.
“Kurrë s’ka pas populli shqiptar i Kosovës, mik ma të madh se Amerikën”,thotë ai dhe shton:
“Neve na ka ndarë turku dhe Evropa qysh kanë dashtë vet.
Turki na ka mbajt 526 vjet. Po apet jemi dal të lagtë prej ndarjes së tyre, se na ka coptu vendin . Amerika, dashtë Zoti me ndejt këtu 700 vjet, se vetëm ata e bëjnë Kosovën shtet sikur qê edhe e kané ba. Unë ia kisha lan krejt asaj punët tona, se fort mirè po e shohim sa jemi bashkë dhe të afërt njani me tjetrin. Asnjë parti s’e sheh me nji vend kah e rreh gozhdën, por secili ndaras prej tjetrit. Kështu shteti nuk shkon përpara as nuk mbahet shpija kështu duke qenë të gjithë brenda shtëpisë kundërshtar.
Ma mirë ish kan me ia lan në dorë të fortit, e ma të fortë se Amerika s’ ka mbi tokë . Edhe për neve ish kanë ma mirë mos me mendu ma shumë se me pas Amerikën me neve.
Jo zgjedhje, jo qeveri, jo pabesisht njani me tjetrin,por nuk mund të rrina na vetëm t’ u bë zgjedhje të reja, se qita që janë sot ,janë edhe nesër.
Çka kemi me shku në zgjedhje?
Fiton për shembull Kurti, e me kta nuk shkon kërkush , qysh po i thonë në koalicion. E masnej apet kërkon zgjedhje e na duhet veq me ndejt në rreshta tu votu. Këtu kemi shumë parti që munden me ba qeveri , por krejt po janë veç me ba pushtetin vet edhe me kanë të parët e krejt të parët nuk munden me qenë . Të gjithë bajraktar s’ mujmë me kanë. Kjo zaten gjithmonë po na kushton sikur që na kushtur gjithmonë ne histori, thotë ai./Kosovarja/