Hetuesit policor kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin e ndodhur orës rreth orës 14:00 te rrethi në Fushë Kosovë.
IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për një person të plagosur dhe dy policë të lënduar gjatë një përleshje masive.
Në vendin e krimit ndodhen të gjitha njësitet policore, IPK dhe mjekët.
Skena e krimit është rrethuar me shirita të sigurisë ndërsa hetimet janë ende në fazën fillestare.