Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një lokacion në afërsi të stacionit policor në Leposaviq. Fillimisht është dyshuar për armë aty, por policia konfirmon se nuk janë gjetur armë. Megjithatë kjo bastisje ka rezultuar me konfiskimin e tri veturave, pronë e komunës së Leposaviqit.
Këto informacione i ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
“Policia ka zhvilluar bastisje për dyshimet lidhur me armë, nuk janë gjetë armë. I kemi konfisku 3 vetura pronë e komunës se Leposaviqi, në një lokacion afër stacionit të policisë”, tha Elshani.