Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia me aksion kundër përdorimit të telefonit gjatë ngasjes së automjetit

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot po zhvillojnë një aksion në rajonin e Ferizajt kundër përdorimit të telefonit gjatë drejtimit të automjetit.

Mbi artikull

Sipas policisë ky aksion është duke u zhvilluar në bashkëpunim mes policëve me rroba civile nga Njësia Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe policëve në uniformë nga stacioni policor i Ferizajt.

“Sot, nga ora 10:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur një aksion i koduar ‘Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit’. Ky aksion, ndryshe nga aksionet tjera po realizohet në bashkëpunim të policisë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe policisë me uniformë nga stacioni policor i Ferizajt. Një patrullë e policisë me rroba civile, në lokacione të ndryshme identifikon shoferët të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, me theks të veçantë, duke e përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe lajmëron patrullën policore e cila është me uniformë. Pas identifikimit të kundërvajtësit, i njëjti ndalohet nga policia me uniformë dhe i shqiptohet gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, njofton policia.

Ky aksion sipas policisë do të vazhdojë edhe në ditët ne vijim në mënyrë që të parandalohen aksidentet.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe ka synimin që të parandalohen aksidentet në komunikacionin rrugor, ngaqë kundërvajtjet e tilla shpeshherë kanë shkaktuar edhe aksidente”, bën të ditur policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]