Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duerte ka marrë një vendim drastik në lidhje me ata që nuk do respektojnë karantinën këtë muaj. Ai shprehet se do urdhërojë policinë e ushtrinë të vrasë këdo që shkakton telashe gjatë këtij muaji.
“Ky është paralajmërim për të gjithë! Dëgjoni qeverinë në këtë kohë sepse është e rëndësishme që të bindeni. Mos lëndoni profesionistët e kujdesut shëndetësor, doktorët sepse është krim serioz. Urdhëri im për policinë dhe ushtrinë është: Nëse dikush nuk zbaton urdhërin duke vendosur jetët e njerëzve në rrezik, vritini. Mos e sfidoni qeverinë sepse do humbni!”, u shpreh presidenti
Ky vendim i presidentit erdhi pasi në qytetin e Manilas, shumë qytetarë u ngritën në protest duke pretenduar se nuk kanë marrë asnjë ndihmë ushqimore. Policët u munduan t’i shpërndanin nëpër shtëpi, por ata refuzuan. Atë ditë u arrestuan 20 persona që mbajtën qëndrim ndaj policisë.