fbpx

Presidenti maqedonas me vizitë në Kosovë, do të pritet nga Osmani

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Ai do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, me të cilën do të ketë një takim nga ora 11:00.

“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së voni në orën 10:30”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Nuk është bërë e ditur nëse Pendarovski do të takohet edhe me krerë të tjerë shtetërorë përgjatë kësaj vizite zyrtare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]