Arif Arifaj, babai i dy djemve nga Deçani që humbën jetën si pasojë e goditjes së trenit, ka vendosur lule në vendin ku ndodhi ngjarja.
Ai në një video live ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit.
“Këtu në këtë vend humbën jetën dy djemtë e mi më të dashur, do të bëhem i fortë që familjen time ta qoj përpara”, tha Arifaj.
“Sot gjendem këtu te vendi ku ndodhi ngjarja, deshta të ju falënderoj të gjithëve sepse nuk kisha mundësi që të ju përgjigjem të gjithëve. Dhimbja është e madhe sa nuk ka kuptim të flitet, po ju jeni ata që lotët mi ndalët, falënderoj të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit, institucionet e Kosovës, ju jeni ata që me jepni forcë mua dhe familjes time. Jeta duhet të vazhdojë, ju them të gjithë fëmijëve që kanë pas dhimbje si unë ta përballojnë dhimbjen, ju falënderoj të gjithëve që ma dhanë këtë përkrahje”, tha ai./