fbpx

PRISHTINA NË DIMËR

nga Revista Kosovarja

Prishtina nuk rri pa dimër
U rrit në dimër dhe furtunë,
Ti mund të shkruash libër
Asaj dot nuk i prish punë.

Rrokaqiejtë (ndonëse ngadalë)
Kanë ngritur kryet mbi luginë,
Me sy shohin larg horizontin
Kur bën vapë dhe ne ngrijmë.

Dhe poshtë saj, zyre nga qelqi
Bëhet vendim: s’ka kurrupsion!
Sa bukur flet edhe më i “keqi”
Thonë toka poshtë si e duron!?

Në shesh enden të papunët
Të pagjumë, ju iku nata,
Me krenari ecin, me zë flasin
Nëpunës, ministra me kravata.

Shkëputën fluska bore larg
Shkund supet, Skënderbeu në fron,
Arritën kërshëndellat, në prag.
A ka para për festë, kush feston?

Prishtina ka ethe nga bisedimet
Vjen thonë një plan, mat e ç’mat,
I pari më i mirë a mos ishte…?
Mbrapashtë kthehen ca diplomatë.

Sikur harruam a bëmë shtet?
Në furtunë të shpallëm: “o pavarësi!”
Njerëzit flasin: keq ku na mbet…?
Dialog dimri, kërkohet me Serbi…!

Diçka e pamundur ta harrosh
Elbasançe, dëgjoni, i njëjti refren,
I bie klarinetës një mesoburrë
Kurrë liri s’ka pasur për shumë qen?

Prishtina shikon punët e veta
E rritur mes zhurme, pa trafik,
Sikur thotë: të shpëtohet Kosova!
Në liri dhe paqe jetojmë me rrezik.

Në prag të kërshëndellave
Në kafe “Martini”, ndërtesa si mal,
I lutëm Zotit, ndoshta më dëgjon
Pi verë për Prishtinën, një gotë kristal…

Pi për mendjekrisurit, të çmendurit
O, këta janë shumë…mendjebosh!
Ca të mençur u lodhën së ngarenduri
Ua kërkojnë veprat hedhur në kosh!

Pi për Prishtinën, por boemë s’jam
Ndonëse të tillë të duan shumë,
Kot pret një përgjigje, a u shkel drejtësia?
Të këqiat ku t’i hedhë, o qytet pa lumë!

Fehmi Pireva
Prishtinë, dhjetor 2022

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]