fbpx

Prokuroria: 11-vjeçarja qëndroi gati një muaj në strehimore gjatë qershorit, u largua nga aty me kërkesë të familjes

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me rastin e 11-vjeçares në Prishtinë, e cila dyshohet se u trafikua dhe u dhunua në qershor të këtij viti dhe u dhunua edhe në gusht të këtij viti.

Në një konferencë për medie, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, njoftoi se viktima më 22 qershor ishte dërguar në strehimore, ku kishte qëndruar rreth një muaj dhe më pas nga aty ishte larguar me kërkesë të familjes.

Rasti është paraqitur më 21 qershor, ku prokurori kujdestar ka paraqitur kërkesë për fillim të hetimeve.

Ulaj tha se më 22 qershor, pas intervistimit të së dëmtuarës, e njëjta është dërguar në strehimore, kurse më 23 qershor Prokuroria ka paraqitur kërkesë për ekzaminimin e ADN-së për ekzaminimin e të dëmtuarës dhe ka theksuar se është urgjente.

Tutje, Ulaj tha se hetuesit e kësaj drejtorie kanë paraqitur kërkesë në Prokurori për ekzaminimin e telefonit të viktimës dhe në fund të kërkesës është kërkuar të trajtohet në mënyrë urgjente.

Pas paraqitjes së kërkesës së prokurorit për sekuestrimit të telefonit, gjykata e ka aprovuar kërkesën.

Ajo theksoi se më 27 qershor është bërë kërkesë për tërheqjen e kamerave të moteleve ku supozohet të ketë shkuar viktima.

“E dëmtuara në strehimore ka qëndruar rreth 1 muaj, më 21 korrik të këtij viti, me kërkesë të familjes viktima është larguar nga strehimorja dhe të njëjtit kanë thënë se do të marrin përgjegjësi për të”, tha ajo.

Pas ekzaminimit të telefonit, Ulaj tha se kanë arritur t’i identifikojmë dhe t’i gjejnë personat që kanë qenë të përfshirë në rastin e muajit qershor të këtij viti dhe më pas janë arrestuar 6 persona, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, “Trafikimi me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

Ndryshe, lidhur me rastin e 11-vjeçares janë arrestuar 11 persona, prej tyre 5 lidhur me rastin e dhunimit në gusht, kurse gjashtë të tjerët lidhur me trafikimin e viktimës në qershor të këtij viti.

11 të dyshuarit gjenden nën masën e paraburgimit. /BetimipërDrejtësi


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]