fbpx

PSD, Kurtit: Kur do të përjashtohet Nagavci?

nga Revista Kosovarja

PSD ka mbajtur një aksion sot te ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Aksioni vjen pas rezultatit katastrofik të nxënësve kosovarë në testin “PISA”, në të cilin u renditën ndër vendet e fundit.

Aktivistët e PSD-së, në muret e ministrisë kanë ngjyrosur mbishkrimin 990 ditë mungesa pa arsye, duke iu referuar ditëve prej kur VV është në pushtet.

Përveç mbishkrimit, ata aty kanë paraqitur edhe fytyrën e ministres Nagavci, për të cilën PSD e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti kur do të përjashtohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]