fbpx

Pse nuk preferohet të mbahet ushqimi në foli?

nga Revista Kosovarja

Mbulimi i enëve me foli alumini lë ajër të mjaftueshëm për bakteret dhe favorizon riprodhimin e tyre.

Shumë thjesht vendosin një tas me ushqim në frigorifer dhe e mbulojnë atë me letër alumini, por hulumtimet kanë treguar se kjo mënyrë e ruajtjes së ushqimit është e dëmshme.

Disa baktere mbeten në ushqim edhe pas gatimit, dhe thërrimet e ushqimit në temperaturën e dhomës janë një substrat i shkëlqyeshëm për këto mikroorganizma që shumohen shpejt.

Një zgjidhje më e mirë është ruajtja e ushqimit në kontejnerë që nuk lejojnë të futet ajri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]