Luiz Ejlli nuk e di po një tjetër këngë e kënduar prej tij që gjendej në studion e Klodian Qafokut është publikuar në YouTube.
Ajo titullohet “Oqean” dhe sipas kompozitorit Klodian Qafoku ka vite që është në studion e tij por që ai zgjodhi ta publikojë tani që Luizi është brenda Big Brother.I pyetur nga Fan Club se kujt ja ka dedikuar ai këtë këngë kompozitori tha se asokohe ai ishte i lidhur me Megi Topallin dhe me siguri këngën ja ka kushtuar asaj.
Sipas kompozitorit që ka realizuar edhe këngën e Luizit në Eurovizion, këngëtari i kërkoi tekstshkruesit Arben Duka, që në tekst ai të theksonte fjalën “bota ime”…
