Pula e pjekur në salcë është një pjatë shumë e thjeshtë, përgatitja e së cilës nuk zgjat shumë dhe nuk kërkon shumë përbërës
Përbërësit e nevojshëm:
– 1 kg kofsha pule,
– 2 lugë vaj ulliri,
– 2 lugë mustardë (senf),
– 2 lugë mjaltë,
– 6 thelpinj hudhër,
– kripë, piper dhe piper i kuq – sipas dëshirës.
Përgatitja:
Ngroheni furrën në 220 gradë.
Në një enë ose në një dërrasë prerëse, lyeni të dyja anët e kofshëve të pulës me kripë dhe piper dhe vendosni në një enë pjekjeje me përmasa 20 × 30 cm.
Në një enë tjetër përzieni vajin e ullirit, mustardën, mjaltin, hudhrën dhe piperin e kuq derisa të bashkohen mirë.
Lyejeni pulën me masën nga të dyja anët.
Piqeni për 35 minuta ose derisa lëkura të bëhet kërcëlluese.
Hiqeni nga furra dhe shërbejeni të ngrohtë!