Qendresa Cani, është shqiptarja e sukseshme 23 vjeçare që ka mbaruar shkollimin e lartë për mjeksi në Zvicër, profesion ky që e deshi që në vegjëli, pasi edhe babai i saj gëzon titull mjaftë të lartë në këtë fushë dhe punon në një nga spitalet e njohura të Zvicres.
Qendresa, tregon se përvojat e saj mjeksore i ka zhvilluar fillimisht në “Insel Spital” në Bern, në qendren emergjente, ku edhe ka diplomuar, pastaj në kirurgji dhe mjeksi fë fëmijëve, si dhe në reparte të ndryshme spitalore.
Sot, Qendresa Cani ka edhe biznesin e saj, një qendër estetike tashmë të njohurr, të quajtur “Beauty Experience Lejla”, që është inaguruar prej dy vitesh. Në këtë qendër estetike ofrohen një mori shërbimesh ekskluzive nga fusha e estetikes dhe bukurisë, të gjitha realizuar me profesionalizëm të lartë. Qendresa, tashmë shkollimin dhe eksperiencen e saj në fushën e medicines, po e shfrytëzon në një verzion tjetër.
Cani tregon se në fillim është çasur në mbushjen e buzeve me acid hyalorinik përmes nje mjeti te posaqëm, pastaj edhe përmes injekitmeve. “Prej dy vitesh ndaj përvojen time me qindra kliente të kënaqura me buzët dhe tretmanet e fytyrës, të cilat janë të shumta dhe mjaftë efektive”.
Siç kuptojmë, në “Beauty Experience Lejla” një nga tretmanet më të kërkura është “Vampir lifting”, tretman ky i cili bënë pastrimin e rrënjësishëm të fytyrës, është mjaftë i thellë dhe ka rezultate tejet të kënaqshme, pasi edhe realizohen nga një profesioniste që i takon tamam fushës së mjeksisë.
“Tani, klientela jonë nuk janë vetëm femrat, por edhe meshkujt, të cilët bëjnë “Mesohair”, që është tretmani i preferuar i tyre, që është procedurë e shpejtë dhe mjaftë efektive për ata që i kanë humbur flokët, apo pas operacionit të mbjelljes së flokëve. Gjithashtu, tërheqja e fytyrës dhe konturimi i saj me penjë kirurgjik është një metodë shumë e kërkuar, që bëhet me anestezion lokal dhe ka një efekt të jashtëzakonshëm. Pas kësaj procedure, për dy vite do të keni një fytyrë të tërhequr dhe vetulla dukshëm më të ngritura”, thotë Qëndresa.
Studio e estetikës “Beauty Experience Lelja”, mbanë emrin e vajzes së Qendreses dhe Arlindit, çiftit që para 21 muajah u gëzuan me fëmijen e parë, të cilen e quajtën Lejla.
Për fund, Qendresa porosit të gjitha femrat që ta mirëmbajnë vetën, të kujdesen për lëkurën në maksimum, të jenë zonja të vetvetës për të zotëruar profesione e biznese të ndryshme.
“Mos ndaloni në realizimin e ëndrrave tuaja, sepse një ditë do tia dilni. Edhe mua më është dashur të punoj shumë për të arritur ku jam, sepse nuk kam pasur një dorë të dytë të financoj investimin tim. Të gjitha i kam bërë me pagën si studente dhe pak kursime”.
Qendresa Cani sot ka një biznes të sukseshëm dhe me teknologinë më të përsosur e moderne, e kjo falë ambicies dhe punës së saj të pa rreshtur.
Kjo është historia e një shqiptareje të sukseshme në Zvicër.