fbpx

Qeveria vendos t’i heqë ‘stickerat’ nga targat serbe në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës elektronike ku është marrë veç një vendim. Mbledhja duket se është mbajtur enkas për heqjen e ngjitësave/stikerave nga veturat me targa të Serbisë.

Kështu është njoftuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë ku bëhet e ditur se vendimi i vetëm që është marrë sot ka të bëjë me targat serbe, shkruan Paparaci.com.

Sipas qeverisë, heqja e regjimit të stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pasi Serbia njohu plotësisht targat e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë. Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia.”, thotë qeveria.

Vlen të theksohet se nga 1 janari, veturat me targa RKS mund të qarkullojnë lirshëm në territorin e Serbisë.

Në anën tjetër, qeveria e Kosovës kishte marrë vendim kohë më parë që targave serbe që hyjnë në Kosovë t’u vendosen stikerë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]