Kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se një qytetar ka dhuruar një pikturë me motive të kryeqytetit për ti ndihmuar fëmijët që nuk kanë mundësi të përcjellin mësimin online.
Ahmeti ka shkruar në facebook se personat e interesuar për ta blerë pikturën mund t’i shkruajnë mesazh.
“Besnik Xhemaili e dhuroi këtë pikturë të bukur me motive të kryeqytetit për me ble pajisje për fëmijë që nuk kanë mundësi me përcjell mësimin online. Hallall! Ata që janë të interesuar ta blejnë ju lutem më shkruani dm!”, ka shkruar Ahmeti.