Përpos qytetarëve të shumtë që IKSHPK duhet t’i thërras për t’i njoftuar lidhur me rezultatin e testimit për COVID-19, duket se kanë filluar që të telefonohen edhe qytetarë pa u testuar fare.
Qytetari D.R ka deklaruar se sot ka pranuar një telefonatë nga Institutit Shëndetësorë Publik i Kosovës, ku i është thënë se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, edhe pse ky i fundit nuk është testuar.
I njëjti deklaroi se më pas e sqaroi për IKSHPK-në se nuk është testuar fare, transmeton lajmi.net.
Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar edhe 690 raste të reja të të infektuarve me COVID-19, ndërsa si pasojë e këtij virusi humbën jetën 16 persona.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Ku te ankohem?!
Sot ne mengjes m’u paraqiten prej institutit shendetsise “Miremengjes Dardan, para dy jave keni bere test dhe keni dal pozitive, tash a jeni mire?” Une i quditur se as nuk kam mendu me bo test, e leje mo me bo. “Jeni gabim se une skom bo test” i thash, ma kthej me nervoze: “Na sjena gabim ti e ki gabim” plus m’kercnoj: “Edhe ki dal pozitiv edhe je shetit.” N’fund masi kuptoj qe pernime s’kom bo: “Neise, neise hajt diten e mire”
Mas 30 min me erdh nje mesazh nga nje laborator privat(mesazhin e postoj ne koment)
Ç’ka o tu ndodh ne te vertet nuk di. A i ka ndodh edhe ndokujt?