Bashkatdhetarët tanë, që jetojnë e veprojnë në Diasporë, dita-ditës po shënojnë suksese të mëdha në tregun evropian, por edhe më gjerë.
Njëri ndër ta është , padyshim më i njohuri , Ilir Sinani, i cili me kompaninë “Sinani GmbH & Co. KG”, pronar i së cilës edhe është, ka arritur të bëhet i njohur dhe suksesshëm në tregun gjerman, falë kualitetit dhe cilësisë së punës që bën.
Iliri nuk është i njohur vetëm me kompaninë e suksesshme të tij. Puna, angazhimi e kontributi i tij Ilir Sinani është biznesmen i njohur e i dëshmuar
Ju kujtojmë se , Iliri njihet si një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptarë nga Kosova që jeton në Gjermani. Veprimtaria e tij është e hapur në shumë fusha, si në ndërtim, markete, futboll e humanizëm, e këtë të fundit e bën me shumë dëshirë.
Ilir Sinani në bizneset e tij ka të punësuar vetëm shqiptarë, e nga kjo punë ushqehen shumë familje shqiptare, e në këtë drejtim ai punon për të zgjeruar punën edhe më tej .
Puna , humanizmi e suksesi dhe kontributi i tij i madh ndaj edhe bashkatdhetarëve të shumtë nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen edhe të kryetarit të AAK-së , Ramush Haradinaj , i cili gjatë vizitave të tij pune , vizitoi edhe Kompaninë e Ilirit.
Me ketë rast , gjatë takimit , Haradinaj , në emër të AAK- së , biznesmenit Ilir Sinanit i ndau – një mirënjohje për kontributin e madh , të veçantë e atdhedashurisë që ka dhënë gjatë punës e veprimtarisë