Romeo Veshaj ka bërë lëmsh rrjetin ditëve të fundit.
Aktori i humorit fillimisht u përfol pasi u nis për Barcelonë me të dashurën e tij, Aleksia Peleshi.
Por më vonë rrjeti u “pushtua” nga një video ku Romeo u kap duke u puthur me një bjonde rrugëve të Barcelonës.
Kjo bëri lëmsh rrjetin pasi supozohej se me të ndodhej edhe e dashura e tij, Aleksia.
Më vonë në media u zbulua identiteti i vajzës në video, e cila quhet Eriketa dhe jeton në Barcelonë.
E derisa të gjithë prisnim reagimin e Aleksias ajo qenka shumë e qetë rreth kësaj qështje.
Përmes rrjeteve sociale ajo ka reaguar duke na bërë të mendojmë se diçka tjetër fshihet pas asaj video.