fbpx

Rihanna arrin një super sukses në muzikë

nga Revista Kosovarja

Në këtë pikë, e kishim harruar që Rihanna është këngëtare, se kemi kaq shumë vite që presim të publikojë një këngë të re (ose album, edhe më mirë). Ndaj, kur ajo publikoi single-n e parë kaq shumë vitesh, “Friend of Mine”, bota u çudit dhe e dëgjoi aq shumë, sa kënga debutoi në vendin e parë, duke kryesuar listën e Dance Digital Song Sales.

Rihanna publikoi këngën e re, si kolonë zanore të filmit “Smurfs” dhe la mbrapa emra të njohur të zhanrit dance, si DJ Snake, Kesha dhe madje, edhe Avicii-n.

Kënga shënoi rikthimin e saj në krye të listës që nga “This is What You Came For”, bashkëpunimi i saj i famshëm me Calvin Harris, këngë që debutoi në vendin e parë të klasifikimit në maj të vitit 2016.

Riri, kur publikon këngë të re, rrallë mbetet jashtë Top 10!

Gjatë karrierës së saj, Rihanna ka marrë gjithsej 11 pozicionime në listën Dance Digital Song Sales dhe të gjitha përveç njërës kanë arritur në top 10. Dy herë ajo është renditur në vendin e dytë:

-Me këngën “We Found Love”, bashkëpunim me Calvin Harris
-Me këngën “Who’s That Chick?”, bashkëpunim me David Guetta-n

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]