67
Të famshmet kosovare Rita Ora e Dua Lipa mbrëmë kanë elektrizuar skenën në Brazil.
Ishte festivali “Rock in Rio”, ai i cili bëri bashkë emrat më me nam në tregun muzikor ndërkombëtar.
Në këtë natë magjike Rita u shfaq e veshur me një kostum glamuroz teksa flokët i kishte lëshuar. Ajo këndoi disa nga hitet si “Hot Right Now”, “Lonely Together” dhe “Anywhere”.
Ngjashëm ishte veshur edhe Dua, e cila performoj disa këngë të “Future Nostalgia”.