fbpx

Rolladë Bounty pa pjekje

nga Revista Kosovarja

Bounty rolladë është një ëmbëlsirë që e duam të gjithë, kjo për arsye se ka një shije fantastike dhe përgatitet shumë shpejt, speciale kur keni mysafirë të pa ftuar.

Përbërësit për Bounty rolladën janë:

400gr biskota të bluar (çfare të dëshroni)
30gr kakao
120gr sheqer pluhur
130ml qumësht të vakët
Përgatitja e Bounty rolladës bëhet në këtë mënyrë:
Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë, 400gr biskota të bluara, 30gr kakao, 120gr sheqer pluhur dhe 130ml qumësht të vakët. Të gjithë këta përbërës i përzijemë mirë së bashku derisa të fitojmë një masë homogjene, më pas këtë masë e shtrijmë mirë me holluese në një letër plasmasi, (letër plasmasi është lloj llastiku që e përdorim për me i mbuluar pjatat).

Përbërësit për fillin e Bounty rolladës:

300ml qumësht
80gr grizë
120gr sheqer
100gr margarinë (gjalpë)
1 qese sheqer vanilje
200gr kokos.
Të gjithë përbërsit e tjerë (përveq kokosit) i vendosim në një enë kuzhine (tengjere) dhe i ziejmë derisa të bëhet një masë kremoze. Në fund tek masa që zien, shtojmë edhe kokosin dhe këtë masë e vendosim mbi masën me biskota të cilën e kemi shtrirë më parë në letër plasmasi.

Më pas i japim formën e roles me anë të letrës së plasmasit dhe pastaj e lëmë në frigorifer të qëndrojë për 4 orë.

Ju bëftë mirë!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]