fbpx

Roza Lati lajmërohet pasi i dashuri i saj pësoi aksident me parashutë

nga Revista Kosovarja

Një video që po qarkullon sot me shpejtësinë e dritës në rrjetet sociale ka vënë në lëvizje jo vetëm ndjekësit, por edhe median rozë: parashutisti i njohur Xhonatan Ismaili ka pësuar një aksident gjatë një fluturimi në plazhin piktoresk të Shqipërisë.

Sipas një komunikate zyrtare nga urgjenca, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar – “shëndosh e mirë” dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, çdo gjë është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik.

Por si gjithmonë, nuk mund të mungonte një reagim nga një prej figurave më të njohura të showbizit shqiptar – Roza Lati, partnerja e Xhonatanit. Në një story të postuar në Instagram, Roza shkruan: “Çdo gjë është ok. Pa panik.”duke qetësuar ndjekësit e shumtë dhe ndoshta duke u dërguar një mesazh të koduar edhe “dashamirësve” të saj.

Por nuk mbaron me kaq. Në fund të reagimit të saj, Roza e mbyll me një deklaratë të fortë që nuk mund të kalojë pa u komentuar: “Nuk vritet shqiponja kollaj. Shqiponja është mbret i qiellit. S’ka më të fortë!”

Një mesazh i qartë për të gjithë ata që, sipas saj, janë përpjekur ta lidhin këtë incident me fushatën elektorale që aktualisht po zhvillohet në vend. A është kjo një “thumb” i rafinuar për ata që mendojnë se gjithçka është pjesë e një loje politike ku janë përfshirë edhe figurat publike?

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]