fbpx

Rozeta Hajdari po intervistohet në Prokurorinë Speciale

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është duke u marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Nuk dihet ende zyretarisht se për çka është ftuar ministrja në objektin e prokurorisë.

Express e ka kontaktuar zëdhënësin e Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Emri i Rozeta Hajdarit para një kohe u përfshi në skandalin me rezervat shtetërore.

Në kohën e pandemisë, MINT kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur. Fjala ishte për miell, sheqer e vaj.

I përfshirë ishte edhe njeriu i afërt i Kurtit, pronari i restaurantit ‘Bukë e Zemër’, Ridvan Muharremi.

Në audio-incizime, zyrtarët e MINT-it e konfirmonin se malli nuk kishte ardhur, dhe vlera ishte mijëra euro.

Kujtojmë se intervistimi i Hajdarit vjen pak ditë pasi në të njëjtin vend, u intervistua edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ky i fundit i dyshuar për shpërlarje parash.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]