Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rrahje në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, dyshohet se një punëtor e pësoi – ai e mohon

nga Revista Kosovarja

Një rrahje ka ndodhur sot në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Mbi artikull

Rastin e ka konfirmuar për Infokus zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Enis Pllana

Pllana tha se një person ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Agim Ramdani’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Pllana për Infokus.

Moneytizer Paragrafi 4

Mirëpo siç raporton Klan Kosova, bëhet fjalë për personin me inicialet N.B, punëtor i kësaj qendre është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Ai është kontaktuar nga mediumi, derisa e ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo nuk është e vërtetë se jam sulmuar fizikisht”, tha ai shkurtimisht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]